Basha telefonatë nga një zyrtarë i lartë nga SHBA. Ja kush e mori…

Aktualitet Politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, gjatë një bisede me Fiori Dardhën në Top News, ka zbuluar se marrëdhëniet e PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, janë intesive dhe në nivelet më të larta.


Gjatë bisedes ai ka zbuluar edhe një episod kur ka qenë në zyrën e Bashës dhe ky është telefonuar nga një zyrtarë i lartë nga SHBA.

Pjesë nga biseda

Roland Bejko: Te jesh e sigurt që Zoti Basha ka komunikim me ndërkombëtarët, sepse kam qenë vetë prezent, rastësisht një ditë në zyrë ndodhi që u telefonua me dikë shumë të rëndësishëm nga SHBA dhe mua më bëri shpresëplotë.

Fiori Dardha: Na e hiqni kuriozitetin?

Bejko: Jo kaq, sepse pjesa tjetër është shumë prive dhe gjithçka tjetër në kohën e duhur.

Dardha: Pra ju mendoni se zoti Basha e ka mbështetjen?

Bejko: Besoj se po, megjithatë të shikojmë. Në kuptimin që është kryetari i Partisë Demokratike, ka mbështetjen brenda Partisë Demokratike, se pyetja ishte pse u kthye dhe Basha, ta marrim këtë përgjigje. Basha u kthye sepse e gjeti terrenin të lirë, një vit e gjysëm që u largua, askush nga lidershipi që la Basha në krye të PD, apo edhe dikush nga jasht, nuk u investua që të ishte ai fituesi i garës.

 

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?