Si të dalloni domatet organike nga OMGJ-të? Faktet që duhet t’i dini

Shendet

Ju mund të keni dëgjuar se tregjet tona janë të mbushura me fruta dhe perime që nuk janë aspak të shëndetshme dhe kjo për faktin se ato produkte janë OMGJ (organizëm i modifikuar gjenetikisht).

Kjo po bëhet një çështje jashtëzakonisht e diskutueshme kohët e fundit sepse ushqimi i modifikuar gjenetikisht, ka treguar se është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për njerëzit, kafshët dhe për mjedisin.

Sidoqoftë, përkundër këtij fakti, disa njerëz dhe vende të tëra akoma zgjedhin të mbështesin këto prodhime, duke lejuar shitjen dhe prodhimin e tyre.

Për të njohur më mirë produktet OMGJ, AgroWeb.org ju këshillon të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Si të dalloni nëse po blini një produkt OMGJ?

Duhet të dini se etiketimi i vetë produktit na tregon nëse po konsumojmë një produkt OMGJ apo jo. Kjo do të thotë se duhet të lexoni dhe të interpretoni etiketimin e produktit që po blini.

Numrat ose përbërësit që gjenden në etiketë, tregojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë për shëndetin tuaj këto produkte.

Si janë të etiketuara domatet organike?

Shumica e produkteve organike janë të etiketuara si organike, megjithatë një tregues tjetër i një produkti organik është PLU, një sistem numrash që identifikon në mënyrë unike prodhimin me shumicë të shitur në dyqanet ushqimore dhe supermarkete.

Pra, domatet organike janë të etiketuara me një kod pesë shifror dhe ky kod fillon gjithmonë me numrin 9.

Si janë të etiketuara domatet e rritura në mënyrë konvencionale?

Domatet që rriten në mënyrë konvencionale janë ato që rriten me pesticide, plehra, hormone, fungicide ose antibiotikë.

Këto lloj domatesh ndryshojnë nga ato organiket sepse etiketa e tyre përmban një kod katër shifror.

Si janë të etiketuara domatet OMGJ?

Ushqimi i modifikuar gjenetikisht është etiketuar me një kod pesë shifror, megjithatë ndryshe nga produktet organike, shifra e parë e OMGJ-ve është gjithmonë numri 8.

 

Top Channel

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?