Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i jep “OK” ministrave të rinj

Politike

Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi i dha “OK” ministrave të rinj. Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot do të jepet ‘ok’ nga Parlamenti.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

 

 

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?