Kryelegalisti, Shpetim Axhami ka uruar sot fillimin e vitit te ri shkollor me nje status ne profilin e tij
Postimi i plote :
Uroj:
Suksese dhe mbarësi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit që sot fillojnë vitin e ri shkollor.
E ardhmja e cilitdo, për të kontribuar ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe kombit varet nga shkalla e arsimimit të tij.
Është kjo, ajo pse sakrifica dhë dëshira e prindërve për arsimimin e fëmijëve të tyre mbetet më sublimja dhe pse figura e mësuesit është ajo më e respektuar para nxënësve.
Rritja e cilësisë në arsim me një reformë totale të gjithanshme dhe vlerësimi i figurës dhe punës së mësuesit duhet të jenë hapat e para për të patur një vend të zhvilluar dhe komb të fortë.

Total 0 Votes
0
0