SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Dh*una mak*abre e Rrajave, lehtësohet pozita e të akuzuarve para drejtësisë

Lehtësohet pozita përballë drejtësisë për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj Bilbil e Jashar Majas, ngjarje e ndodhur në fillim të Korrikut.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur që nga akuza “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim”, hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”. Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve. Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit me qëllim që të vijojë hetimi. Sipas parashikimeve ligjore, në mungesë të ankimit, çështja penale ndaj Rraja mund të mbyllet.

Anëtarë të fisit Rraja goditë me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil dhe Jashar Majën, pasi këta të fundit kishin denoncuar në polici se aktiviteti shpërthyer i gurores në pronësi të një prej anëtarëve të fisit Rraja u kishte shkaktuar dëme në banesa.

Një video e publikuar në rrjete sociale dhe media, që dukej se ishte filmuar nga një prej pjesëtarëve të grupit dhunues, tregoi se si vëllai, djali dhe të afërm të tjerë të deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhunuan brutalisht me shkop bejsbolli dhe kërcënuan me pistoletë dy kushërinjtë.

Ngjarja shkaktoi indinjatë në opinionin publik. Rrahman Rraja dha dorëheqjen si deputet pas publikimit të pamjeve, ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për tu zëvendësuar me Taulant Ballën. Kushërinjtë e dhunuar hodhën akuza ndaj policisë se po amnistonte Rrajat me veprimet e vonuara, që faktohen nga vetë njoftimet publike të policisë lidhur me ngjarjen. Shoqërimi dhe më pas lirimi i një prej vëllezërve të Rraham Rrajës apo shpallja në kërkim e djalit të tij disa orë pas publikimit të pamjeve, ngritën dyshime për sjelljen e njëanshme të policisë në favor të dhunuesve. Asnjë prej të dyve nuk është arritur të ndalohet ende nga policia./ BOLDNEWS/
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?