Numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani ka rënë me 92% në krahasim me vitin 2022.
Kështu u shpreh ministri i brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi që pati sot me koordinatorin special të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për migracionin e paligjshëm, gjeneralin Stuart Skeates.
Ministri u shpreh gjatë takimit të task forcës së përbashkët për migracionin se rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, duhet të thellohet edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Total 0 Votes
0
0