VIDEO/ Momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

Bota

Tërmeti shkatërrues në Marok ka shkaktuar mbi 2 mijë viktima dhe ka lënë mbi 1400 të plagosur, dhe mijëra të pastrehë.


Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për të mbijetuar ndërsa 72 orët e fundit janë kritike.

Një video e cila po bën xhiron në rrjet tregon momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok.

Pamjet e rënda u publikuan në rrjetin social X por nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk jepen të dhëna se në çfarë zone është regjistruar episodi. Foshnja ishte e mbuluar nga dheu kur u shpëtua nga një burrë aty pranë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?