Përmbytjet në Greqi, ministri Balla: Lutemi për jetët e humbura

Aktualitet

Greqia kohët e fundit është goditur nga stuhia ‘Daniel’, duke shkaktuar përmbytje, zona të shkatërruara dhe humbje jete.

Ndërkohë pas reagimit të kryeministri Edi Rama, edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët ndodhen në zonat e prekura.

Ai bën me dije se ambasada e RSH-së në Athinë ka njoftuar qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, se mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Balla shkuan se qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë edhe Ambasadën tonë në Athinë përmes numrit të emergjencës 𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it.

Ndër të tjerash Taulant Balla shprehu solidaritet e mbështetje pas përmbytjeve të ditëve të fundit në vendin fqinj.

“Lutemi për jetët e humbura, familjet e tyre dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?