Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e kësaj të shtunë.
Viktima është identifikuar si Lartjant Lekaj, 41 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, referuar dhe në dëshmitë e dhëna në polici nga dëshmitarë, atentatori ka zbritur nga një automjet tip “Audi” me targa italiane dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit duke e lënë të vdekur.
Më pas është kthyer në mjet për tu larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli.
Total 0 Votes
0
0