Të paktën mbi 600 eshte numri i viktimave qe kanë vdekur, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e Marokut, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter.
Tërmeti goditi Marokun pas prës 23:00, në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.
Marrakesh është një qytet historik shumë i dashur nga turistët. Mësohet se ai është goditur keq, me imazhe të rrënojave në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë.
🚨 #BREAKING | #Morocco | #earthquake | #Marrakech |#الزلزال | #المغرب
The moment a building completely collapsed following the earthquake that struck Morocco a short while ago. pic.twitter.com/9n22NfiC8F
— Bot News (@BotNews18) September 9, 2023
Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të madh.
Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat, ndërkohë që në rrjet po qarkullojnë video të momentit kur janë ndjerë lëkundjet.
Siç mund ta shihni, dikush ka xhiruar një xhami e cila fatmirësisht nuk u shemb, ndërsa lëkundjet vazhdonin.
Marokenët postuan video që tregonin ndërtesa të kthyera në rrënoja dhe pluhur, dhe pjesë të dëmtuara të mureve të kuqe të famshme që rrethojnë qytetin e vjetër në Marakeshit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kryebashkiaku i një qyteti pranë epiqendrës së tërmetit i tha faqes marokene të lajmeve 2M se disa shtëpi në qytetet afër ishin shembur pjesërisht ose tërësisht dhe në disa vende u ndërprenë energjia elektrike dhe komunikimi me rrugë.