E shtunë, 23 Shtator, 2023

Bamir Topi: Jam i hapur të bashkpunoj me Bashën dhe ta këshilloj atë

Politike

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ish-presidenti tha se opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar, teksa shtoi se ndonjëherë është më mirë pa opozitë. Sakaq u ndal te bashkimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me Gazmnet Bardhin, ku tha se ky nuk po ndodh asgjë.

“Opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar. Ndonjëherë më mirë pa një opozitë, sesa një opozitë që çorodit edhe mediat e ekuilibruara. Ka vende që s’kanë opozitë, por zëra në shoqëri, siç kemi qenë ne në vitet ’90.
Po frenon në mënyrë të dhunshme lindjen e rotacioneve në Shqipëri dhe kjo ndodh prej vitesh. Nuk ka ndodhur asgjë në opozitë, nuk ka vullnet. Shoh që e konsiderojnë diçka të madhe atë që po ndodh, por asgjë s’po ndodh, bëhet fjalë për bashkimin e grupeve të Bardhit me Berishën.

Sot nuk ka koshiencë politike, por instinkt politik i ruajtjes së karrierës. Bardhi shiti alibinë e bashkimit. Për një person që është në politikë, a ka koherencë politike për deklaratat e tyre? Kjo është arsyeja pse ka instinkt dhe jo koshiencë. Ngrysesh ndryshe dhe gdhihesh ndryshe.
Ça sjell me atë akt bashkimi? Asgjë, çështja është te morali politik. Kjo është një lëvizje politike, ku jo domosdoshmërisht A+B sjell C. Kjo lëvizje i shërben vetëm Berishës. Sot është në pozicionin që merr dhe aleatin më të fortë të Bashës, duke e lënë atë në minorancë”, tha Topi.

Topi u pyet për situatën ku ndodhet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ku tha se e sheh në tentativë për rikthim, por në vështirësi të mëdha, që i vijnë nga vetvetja, referuar mos marrjes pjesë në zgjedhjet e 24-shtatorit për Bashkinë Kukës, ku PD zyrtare nuk do të kandidojë.

“Për disa gjëra jem i kursyer për të mos i thënë në publik. Bashën e shoh në tentativë për rikthim, por në vështirësi të mëdha, që i vijnë nga vetvetja. Sot nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në Kukës. Të gjithë kanë filluar të kuptojnë diçka. Vërtetë është PD zyrtare, por është një minorancë e mjerueshme. Unë gjithsesi, mbështetjen për Berishën nuk do ia jepja kurrë. E them vazhdimisht se njerëzit e harrojnë, apo bëjnë sikur e harrojnë. Është ai dhe Rama antikitet të shkatërrimit të demokracisë. Njeriu më i pa interesuar për të ndryshuar sistemin politik nuk është Rama, por Berisha. Ky vend mund të kthehet në monizëm. Duhen gjetur arsyet e vërteta të shkatërrimit të sistemit politik në Shqipëri.
Duhet theksuar se aksioni politik është tjetër gjë dhe ëndrra për t’u bërë kryeministër është tjetër gjë. Me 10 deputetë, për atë s’duhet të ketë gjumë më. Është unaza e fundit e ciklit”, tha ish-presidenti.

Po ashtu, Bamir Topi u pyet për një rikthim të tij të mundshëm në politikë, pranë PD-së. Ish-presidenti u përgjigj duke thënë se nuk është i izoluar, teksa shtoi se për aq kohë sa do ketë mundësi do jetë këtu.

“Unë nuk jam izoluar. Unë lëviz dhe goxha madje. Ata që mund ta kenë këtë pyetje janë pjesë e strukturave politike, që shpesh herë janë edhe në dilemë. Unë asnjëherë nuk kam munguar. Nuk ka rëndësi të jesh pjesë e asaj mbledhjes X. Sfida më e madhe për këtë vend është rikthimi i sistemit demokratik dhe zgjedhja e njerëzve të duhur në Parlament. Sa të kem mundësi dhe shëndet, këtu jam. Jam i hapur”, përfundoi Topi.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?