Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te Bulevardi i Ri në Tiranë.
Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Bazuar në pamjet e siguruara në vendngjarje nga Newsbomb, duket qartë motori i cili ka mbetur i shkatërruar, pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.
Total 0 Votes
0
0