Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
Balla ka ndarë disa momente nga takimi dhe shkruan se me kreun e KLP kanë diskutuar për intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.
“Takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë i Prokurorisë për intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave”, shkruan ministri në postimin e tij në “Facebook”.