Ilir Meta në selinë e Partisë Demokratike, takim me Sali Berishën

Politike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka shkuar në selinë blu për të zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Ky takim mes dy aleatëve, Berishës dhe Metës zhvillohet vetëm disa ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Kukësit.

Takimi vjen një ditë pasi Ilir Meta depozitoi kërkesën në KQZ për regjistrimin e kandidatit të Berishën, Emri Vata, në zgjedhjet për Bashkinë Kukës nën logon e “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës zhvillohen më 24 shtator. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që partia më e madhe e opozitës është ajo e drejtuar nga Ilir Meta për shkak se koalicioni “Bashke Fitojmë” dhe kandidatët e Sali Berishës kane marrë 18% të votave në 14 maj, ndërsa PD vetëm 7%.

Si rrjedhojë Partia e Lirisë do të marrë më shumë komisionerë e më shumë fonde se sa partia e drejtuar nga Lulzim Basha. Ndërkohë Partia Demokratike nga zyrtarisht është partia e tretë në vend.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?