“E gjunjëzuar në errësirë”-Poezi nga Angela Kosta

Poezi

PRELUD

 

E gjunjëzuar në errësirë

uloke nën një strehë pa çati

shoqe e stuhisë në qiell të hapur,

pa yje, pa hënë rri

e zhytur në llumin e baltës

përplot mendimesh të thella.

 

 

Teksa ëndërroj se një ditë

do të pasurohesha me gjithçka

që ekzistonte pa duar,

e plakur gërmoj thesarin e mjerimit plot kufoma të çarfalitura.

 

 

Prelud duel i heshtur,

teksa lutet pafajësia pre e dëshirave

të etura për gjak atje ku Gjithësia dhe Hiçi

bashkohen përgjithmonë.

 

 

E unë vazhdoj të endem në kotësi e paaftë,

e varrosur për së gjalli

e pranoj se një ditë

do të ndjehem rehat nga vetë paqja ime.

 

 

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?