Bardhi: “Nëse Berisha do jetë kreu i PD-së dhe kandidat për kryeministër nuk kandidoj më për deputet”

Politike

Gazment Bardhi deklaroi se betejën për bashkimin e opozitës dhe përfundimin e sherrit, tashmë prej dy vitesh, po e bën jo për interesin e tij personal, por për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë.

Bardhi theksoi se i qëndron deklaratës se nëse Berisha do jetë kreu i PD-së dhe kandidat për kryeministër nuk do kandidojë më për deputet.

“Nuk kam asnjë ambicie në këtë drejtim, në këtë moment. Gjënë që kam bërë nuk e kam bërë për veten time, nuk e kam bërë për mua.

Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet.

I qëndroj kësaj si deklarate dhe e kam shpjeguar këtë qëndrim me faktin që oferta jonë do të duhet të jetë një ofertë e besueshme për qytetarët.

Po të ishte për komoditet dhe zgjidhje politike, isha shumë komod, zoti Basha kryetar partie, unë numri dy i partisë, nëse betejën do ta bëja për vete apo për mandatin tim,” – u shpreh Bardhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?