Vodhën pensionet, ministri Manja zbulon skemën “skandaloze” tek Posta…

Aktualitet

7 punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar, pasi përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike të personave me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për 7 punonjës në filialet në Dibër, Shkodër dhe Tropojë të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 33 milionë lekësh të reja. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili shkruan se punonjësit janë arrestuar nga Agjentët e Anti-korrupsionit pas denoncimeve që kanë bërë qytetarët.

Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit”, shkruan Manja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?