“Vendosi drejtësia!” Beleri i përgjigjet Ramës, i nxjerr vendimin e Gjykatës

Politike

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë ditën e djeshme të kryeministrit Edi Rama i cili iu përgjigj Partisë Popullore Europiane pasi kj oe fundit kërkoi nga Shqipëria që të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtat e minoriteteve, duke lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës të kryejë betimin.

Në përgjigjen e tij kryeministri Rama theksoi se institucionet e reja të drejtësisë e kanë marrë vendimin e tyre për Fredi Belerin, teksa u shpreh i gatshëm të ofrojë informacionin e nevojshëm që eurodeputetët të njihen me dojen e Belerit dhe akuzat për të cilat qëndron në qeli kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Ndërkohë, pak minuta më parë Beleri ka sqaruar gjerë e gjatë se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin. Ai thekson se Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale aty ku dhe ai ndodhet.

“Me vendimin nr. 266 dt 26.06.223 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kërkesën për Autorizim për të më lejuar  për të  marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë dt 27.06.2023, ka arsyetuar se: “Sa më sipër, gjykata rezulton se në rrethanat konkrete nuk është ajo autoriteti kompetent që disponon për dhënien e lejes së kërkuar nga personi nën hetim”, thuhet në njoftimin e gjyaktës.

Teksa ka ritheksuar dhe njëherë që mos lejimi i tij për tu betuat është i jashtëlijgshëm, Beleri shton se kryeministri Rama po vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe diplomatët me gënjeshtra lidhur me arrestimin e tij.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris , është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtëpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e cështjes në fjalë.

Në vijim, dua t’ju njoftoj që edhe unë,  jam i angazhuar, që “në cdo kohë dhe cdo mënyrë”,  të publikoj dhe informoj cdo organizëm ndërkombëtar  përkatës për detajet e dosjes time hetimore dhe provat e manipuluara apo falsifikuara të administruara në të,  cdo detaj të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që u vunë haptazi  në shërbim të Kryeministrit «për të arrestuar kandidatin për Kryetar Bashkie të Himarës, i shpallur publikisht armik personal i Kryeministrit Edi Rama për një javë rresht»”, shkruan Beleri.

Kujtojmë se ditën e djeshme Demokracia e Re paraqiti në Bruksel një rezolutë të jashtëzakonshme, e cila u miratua  unanimisht nga të gjitha forcat politike të PPE.

“Konkretisht qendra e djathtë europiane e lidh arrestimin e Belerisit me respektimin e të drejtave themelore të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, duke nënvizuar se asnjë vend që dëshiron të anëtarësohet në BE nuk duhet të veprojë në atë mënyrë”, raportoi media greke Protothema për votimin në Bruksel ditën e djeshme.

 

Postimi i plotë i Belerit:

BELERI: ‼️  Kush (kë) po disimformon z. Rama?

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK DHE NJË KUJTESË PËR KRYEMINISTRIN RAMA

Nisur nga artikulimet e këtyre ditëve të kryeministrit Rama të bëra publike në media lidhur me cështjen e betimit tim dhe nisur edhe nga postimi i tij i fundit në FB për gjoja përgjigjen e tij “në cdo kohë dhe cdo format” për Partinë Popullore të Europës EPP Group in the European Parliament, ju bëj me dije se:

Nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën time për leje të vecantë për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhem.

Me vendimin nr. 266 dt 26.06.223 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kërkesën për Autorizim për të më lejuar  për të  marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë dt 27.06.2023, ka arsyetuar se: “Sa më sipër, gjykata rezulton se në rrethanat konkrete nuk është ajo autoriteti kompetent që disponon për dhënien e lejes së kërkuar nga personi nën hetim”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë.

Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë «organe të pavarura të drejtësisë».

Në Shqipëri ka disa precedente të mëparshëm në të cilat është dhënë autorizim për leje tëvecantë për deputetë të cilët kanë shkuar në Parlamentin Shqiptar për të votuar ligje apo për të bërë betimin ndërkohë që kanë qënë të paraburgosur me masën arrest me burg. (Rasti i deputetit Mark Frroku dhe rasti i deputetit Azgan Haklaj). Është e qartë se kur pushteti politik ka dashur, nuk ka patur asnjë kufizim apo pengesë ligjore që autorizimi për leje të vecantë të jepej.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023 në bashkinë e Kukësit, Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, me vendimin nr. (332) 91 të datës 13 maj 2023, ka urdhëruar lejimin e votimit të 26 shtetasve të paraburgosur dhe burgosur, në qendrën e votimit nr 0647/01 të ngritur në Poliklinikën e Kukësit.

Këta zgjedhës, me leje të posaçme, më 14 maj 2023 janë shoqëruar nga organet ligjzbatuese pranë qendrës së votimit dhe kanë votuar rregullisht duke garantuar të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur.

Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris , është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtëpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e cështjes në fjalë.

Në vijim, dua t’ju njoftoj që edhe unë,  jam i angazhuar, që “në cdo kohë dhe cdo mënyrë”,  të publikoj dhe informoj cdo organizëm ndërkombëtar  përkatës për detajet e dosjes time hetimore dhe provat e manipuluara apo falsifikuara të administruara në të,  cdo detaj të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që u vunë haptazi  në shërbim të Kryeministrit «për të arrestuar kandidatin për Kryetar Bashkie të Himarës, i shpallur publikisht armik personal i Kryeministrit Edi Rama për një javë rresht». 

Më poshtë kopjet e përgjigjeve të IEPV dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kopje e vendimit nr. 266 dt 26.06.223 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fredi Beleri

6 Shtator 2023

Zyra e Avokatisë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?