VIDEO/ Pamje të frikshme, pas zjarrit Greqia nën “pushtetin” e ujit

Rajoni

Greqia pas zjarreve duket se po përballet me shira të dendur të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona.

Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani për shkak të përmbytjeve ka humbur jetën një person.

Situata më e rëndë duket në Volos dhe në Magnez. Përmes videove të publikuara shihet vërshimi i madh i ujit në rrugët e zonës së Volos.

Viktima nga moti i keq është një blegtor 51-vjeçar i cili humbi jetën në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, kur u shtyp nga një mur ngjitur me shtëpinë e tij që u shemb për shkak të vëllimit të madh të ujit.

Në të njëjtën kohë, ka informacione për një tjetër person të zhdukur 34 vjeç në zonën e Volosit, makina e të cilit u përfshi nga një përrua në zonën e Agia Ekaterinës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?