Thaçi flet për takimin me Ramën: Shkoi mirë, por kur u ndamë ndjeva se ai u emocionua shumë

Aktualitet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet aktualisht në Hagë, ka dhënë një intervistë për gazetarin Berat Buzhala. Kjo është hera e parë që Thaçi jep një intervistë, që nga dorëheqja e tij më 5 nëntor të 2020 pas akuzave të Prokurorisë Speciale.

Në një intervistë me gazetën Nacionale nga dhoma e paraburgimit, Thaçi ka folur për disa tema të ndryshme si gjendja e tij në burg, familja e tij dhe e ardhmja e Kosovës. Mes tyre ka qenë edhe takimi me kryeministrin Edi Rama. Ai ka kujtuar takimin me Ramën në maj të 2022, ku tregon se shkoi mirë dhe kreu i qeverisë shqiptare ishte me humor të mirë.

Thaçi ka treguar me detaje dhe fundit e takimit të tyre, ku shprehet se ka ndjerë emocionimin e Ramës në momentin e largimit.

“Si zakonisht, ishte me plot humor të mirë. Por, kur u ndamë, e ndjeva se u emocionua shumë, por gjithmonë me besim për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt, përtej hapësirës ku qëndruam duke pirë kafe rreth dy orë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?