Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit, reagon Ina Zhupa

Politike

Lidhur me ndryshimet në qeverinë Rama, ka reaguar edhe deputetja e PD, Ina Zhupa. Sipas saj Ogerta Manastirliu, tashmë ish ministe e Arsimit është thirrja e kryeministrit për të rinjtë për t’u larguar nga vendi

Deputetja Ina Zhupa/ © Credits facebook.com/inazhupapd

Për Zhupën, Manastirliu e cila ka shkatërruar shëndetësinë, po i jepet posti për të drejtuar fatet e rinisë shqiptare. Ndër të tjerash, deputetja e PD ka listuar një sër abuzimesh, ku sipas saj përgjegjëse është vetëm Ogerta Manastirliu.

Në fund të postimit të saj, deputetja akzon Ramën se këto ndryshimi janë vendime personale të kryeministrit.

Postimi i Ina Zhupës:

Ogerta Manastirliu në krye të arsimit, është thirrja e Ramës për të rinjtë për tu larguar nga vendi!

Ogerta që shkatërroi shëndetësinë, i jepet të drejtoj fatet e fëmijëve dhe të rinjve shqiptar. Vendimarrja e fundit që siglonte si ministre për propozime në kuvend ishte legalizimi i kanabisit. A e mendonte si nevojë për rininë shqiptare?

Ogerta që në krye të shëndetsisë arriti:

– Të abuzonin me paratë e shtëpive të fëmijëve

– Të mungonin ilacet për fëmijët në pediatri

– Të mos kryenin ekzaminimet e duhura pacietët

– Të mos funksiononin pajisjet

– Të mos kryheshin analizat e duhura për pacientët

– Të pushonte mjek të kualifikuar edhe të vendoste që i duheshin studentët që të kishte mjek me detyrim

– Të shkatërroi ambulancat, duke i kthyer mjekët në kodist të sistemeve kompjuterike

– Të keqmenaxhonte emergjencën covid

– Të zhdukte fondet me tendera sekret

– Të manipulonte shifrat e jetëve të humbura

Vetëm ky “ndryshim” mjafton për të kuptuar sec të mirë për qeverisjen sjellin këto vendime krej personale të Ramës.

Pritet vallë dhënia me koncension e shkollave publike?!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?