Konfuzohet deputeti që do ndryshonte cilësinë e diellit: Ore çfarë po ndodh, se s’po marr vesh gjë?

Politike

Njoftimi i Kuvendit se Lulzim Basha është edhe kryetar i grupit të Partisë Demokratike, ka sjellë reagime të ashpra në seancë nga vetë demokratët.

2 deputetët, Ferdinand Xhaferri dhe Edi Paloka thanë se Basha nuk është zgjedhur sipas rregullores, madje duke hedhur akuza në drejtim të tij se është i zgjedhur nga socialistët.


“A mund të na sqaroni, sepse është hera e parë që po ndodh kjo, ju na propozuat që Kuvendi do të votojë midis Çuçit dhe Bashës se kush do zgjidhet kryetar i grupit të PS sepse jam shumë konfuz”, tha Xhaferri.

“Dua t’ju vë para një situatë të tillë, nëse nesër unë mbledh 2000 veta në një sallë dhe e quaj atë Kuvend të PS, zgjidhem vetë kryetar, sekretar, nënkryetar e të tjera me ar mbrapa dhe vij në parlament dhe ju sjell një letër dhe ju them që jam kryetar i grupit të PS-së, kuptojeni kështu këtë situatë dhe mos u bëni qesharake bashkë me ata që e kanë marrë përsipër që të bëhet qesharak”, tha Paloka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?