Gjekmarkaj: S’do marr pjesë në takimin e thirrur nga Bardhi

Aktualitet Politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se Lulzim Basha po luan një komedi qesharake, që po e copëton edhe më shumë partinë. Ai shtoi se egoizmi i Bashës, bie ndesh me pritshmëritë e demokratëve.

“Basha nuk mund të hiqet si përfaqësues i PD, do doja që të bënte aktin që ta linte komedinë që ka nisur. Lufta brenda llojit është lufta më e pështyrë.

Nëse këto nuk tejkalohen, PD nuk shkon drejt bashkimit, drejt një lideri të ri, unë e shoh shumë të vështirë betejën pas dy vitesh me qeverinë. Ky egoizëm i Bashës nuk e kuptoj.

Pasi ka qenë 10 vite drejtues i opozitës dhe të aplikosh për t’u bërë kryetar i grupit është qesharake dhe ky egoizëm  bie ndesh me pritshmëritë e qytetarëve, që duan përballje me qeverinë, kur në fakt ai mendon vetëm për veten.

Mbi të gjitha e ka të pamundur të bëhet kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka vetëm 7 deputetë, nga grupi që ka 39 deputetë. Basha drejton një shoqatë. Nuk shoh dritë në fund të tunelit”, tha Gjekmarkaj në një intervistë në ABC News.

Lidhur me mbledhjen e thirrur ditën e martë nga Bardhi për të gjithë deputetët opozitarë, ai tha se e shikon me një simpati por sikurse disa të tjera nuk do të marrë pjesë, duke konfirmuar kështu një pol të 4 brenda PD

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?