Aksident me vdekje,shoferi në kundravajtje përplaset ‘kokë më kokë’ me një mjet!

Rajoni

VIDEO/ Aksident me vdekje në Beograd, shoferi në kundravajtje përplaset ‘kokë më kokë’ me një mjet! Makina merr flakë në mes të autostradës

Pamje nga aksidenti

 

 

Drejtuesi i një “Fiati” ka humbur jetën, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur pasi u përfshinë në një aksident tragjik pasditen e djeshme në autostradën Millosh Veliki në drejtim të Beogradit.

 

 

Pasi hyri kundravajtje me makinë, shoferi i një “Fiat” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër.

 

Për pasojë shoferi në kundravajtje ka mbetur i vdekur, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur së bashku me drejtuesin e mjetit “Hyundai”.

Momenti i aksidentit fatal është filmuar nga një makinë në anën tjetër të autostradës, ku duket momenti i përplasjes së fortë me dy automjeteve, një nga të cilat u përshi menjëherë nga flakët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?