Pasi përfundoi, inxhinierët çajnë rrugën te Parlamenti se harruan pusetën

Aktualitet

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me ndërtimin e rrugës “George W. Bush” në kryeqytet. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Lapaj ka postuar një foto të rrugës e cila ndonëse ka pak ditë që ka përfunduar, punonjësit kanë çarë sërish asfaltin.


Duke theksuar se shuma për ndërtimin e kësaj rruge nuk është bërë me dije për qytetarët dhe se paratë e tyre po bëhen “rrush e kumbulla”, avokati shton se mungesa e garës ka sjellë dhe mungesën e llogaridhënies, gjë e cila sipas tij duhet të marrë fund.

“E shikoni këtë në foto? Është rruga “George W. Bush”. Ndodhet përpara Parlamentit. Kjo rruga nuk ka 10 ditë që përfundoi së ndërtuari. 6 muaj zgjati ndërtimi i 300 metrave rrugë. Sa para shkoi, nuk e di. Ajo që di është se ditën e 11-të u kujtuan se kishin harruar pa montuar një mbrrokull brenda dhe iu kthyen avazit: e çanë asfaltin ende pa u tharë.

Paratë tona bëhen rrush e kumbulla. Ndaj duhet shembur sistemi i mungesës së garës! Mungesa e garës ka çuar në mungesë llogaridhënieje. Mungesa e llogaridhënies na ka shkatërruar jetën”, shkruan Lapaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?