Kanë dalë në protestë familjarët e 16-vjeçarit që ndërroi jetë pak javë më parë pas përplasjes me Jet Ski në plazhin e Llamanit në Himarë.
Babai i 16-vjeçarja kërkojnë që të zbardhet ngjarja, teksa ka thënë se nëse nuk vendoset drejtësia për djalin e tij do të bëjë vetëgjyqësi.
“Do të bëjmë vetëgjyqësi nëse ngjarja nuk zbardhet”, ka deklaruar babai i 16-vjeçarit.
Kujtojmë që një ngjarje e rëndë është shënuar disa javë më parë në Himarë, ku u përplasën 2 Jet Ski në mes të detiti dhe për pasojë humbi jetën një 16-vjeçar, ndërsa mbeti i plagosur një tjetër.
Në Llaman, katër adoleshentë morën 2 Jet Ski dhe nisën xhirot në det. Xhiro që rezultoi tragjike. Shokët e tij që mbetën të lënduar nga aksidenti, tregojnë se mjetet ujore askush nuk i ka pyetur për moshën.