Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila ka ndaluar dhe gjobitur këtë të shtunë një drejtuesin e një mjeti të tonazhit të rëndë, që kishte derdhur inerte në autostradën e Vorës.
“T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë”, shkruan Rama.
Më tej, ai njofton se Policia e Shtetit Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve.
“Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”, përmbyll kryeministri i Shqipërisë.