Milan fiton edhe ndeshjen e tretë në po kaq të luajtura, duke triumfuar 1-2 në “Olimpico” ndaj Romës dhe marrë kreun e Serisë A me nëntë pikë të plota. Një start shumë i mirë i kuqezinjve, që tregojnë se janë pretendentë seriozë për titull.

Milani pati edhe raste të tjera në të parën, por ky fraksion mbyllet 0-1. Me të nisur e dyta, Milan dyfishon avantazhin, Rafael Leao realizon një perlë të vërtetë, pas asistit të dhënë nga Calabria. Një kthesë në rënie e sipër con peshë tifozët miq në Olimpico.
Në minutën e 61-të, Tomori vështirëson disi gjërat për kuqezinjtë, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe Milan mbetet me dhjetë lojtarë në fushën e lojës. Roma merr zemër dhe provon me gjitha mënyrët, teksa debuton edhe Lukaku me fanellën verdhekuqe.
Por goli i vendasve erdhi shumë vonë, në minutën e 92-të me Spinazola-n dhe nuk pati kohë për të shmangur humbjen. Mbyllet 1-2, me Milan që pushon i qetë pas javës së tretë.