Këlliçi kujton xhaxhin e tij: Sot 11 vite pa krenarinë e fisit

Aktualitet Shkrime

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, ka kujtuar sot njeriun e tij të afërt dhe profesorin e njohur, Adnan Këlliçi.

Deputeti shkruan se sot bëhën 11 vite pa xhaxhain e tij, duke treguar se sot ka marrë mesazhe të shumta në kujtimin e “Xhaxhi Nanit”, të cilin e cilëson si busulla e orientimit në familjen e tij.


Këlliçi shprehet krenar, që përveç të qenurit një familjar shembullor, profesori pati një rol të pamohueshëm nga ana shkencore, pasi formoi breza të tërë profesionistësh si studentë, ashtu dhe specializantë, duke përgatitur tekste mësimore dhe cikle leksionesh për shkencat bazë dhe ato të aplikuara të ORL-së.

Gjithashtu, me krenari Këlliçi thotë se xhaxhai i tij ishte doktori i cili hapi për herë të parë shërbimin e ORL në spitalin rajonal të Beratit, si dhe drejtimin e shërbimit të ORL dhe departamentit të ORL Okulisitkë në Tiranë, përgjatë viteve 1992-2003.

Postimi i Belind Këlliçit në Facebook

Sot 11 vite pa krenarinë e fisit, pa xhaxhain e rrallë, pa babain, mjekun, qytetarin, tenistin dhe profesorin e shquar, Adnan Këlliçin.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Me shumë dashuri e respekt sot kam marë mesazhe të shumta në kujtesë të Xhaxhi Nanit, i cili ishte busulla e orientimit të familjes sonë. Jam shumë krenar që përpos të qënurit një familjar shëmbullor, ai gjithashtu pati një rol pamohueshëm nga ana shkencore, pasi formoi breza të tërë profesionistësh si studentë, ashtu dhe specializantë, duke përgatitur tekste mësimore dhe cikle leksionesh për shkencat bazë dhe ato të aplikuara të ORL-së.

Adnani ishte doktori i cili hapi për herë të parë shërbimin ORL në spitalin rajonal të Beratit si dhe përgjatë viteve 1992-2003 drejtoi shërbimin e ORL dhe departamentin e ORL Okulistikë në Tiranë.

Kujtimi i tij më i mirë sot mishërohet tek vajza e tij Evisi dhe nipërit e tij.

Qofsh i Parajsës Adnan Këlliçi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?