Rama për gjendjen e Fatos Nanos: “Meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë”

Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë.


Sipas raportimeve meditike, ai u hospitalizua pasi shfaqi probleme dhe frymëmarrjen dhe është trajtuar me oksigjenoterapi. Referuar disa raportimeve raportimeve të fundit nga media, gjendja e ish-kreut të PS-së është përmirësuar.

Një reagim ka bërë dhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se Nano është “në orë të vështira të luftës për jetën”.

Ai vlerëson ish paraardhësin në krye të PS-së, ndërsa shton se “meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.

Po ashtu, Rama shpërndan në rrjetet sociale dekoratën “Ylli i Mirënjohjes” që i ka akorduar Fatos Nanos.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?