Një video e publikuar së fundmi, e cila tregon ish-kreun e grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në Afrikë, ku thotë se është mirë, duke iu drejtuar atyre që ai thotë se janë ata që po debatojnë nëse ai është gjallë apo jo, ka konfuzuar botën.
Videoja vjen në një periudhë ku spekulimet për vdekjen e kreut të grupit Wagner janë të shumta.
Në pamje, Prigozhin, shihet i veshur me veshje ushtarake në një makinë dhe thotë: ‘Për ata që diskutojnë nëse jam gjallë apo jo.’Si po kaloj? Është fundjavë, gjysma e dytë e gushtit [20]23. Jam në Afrikë. Pra, adhuruesit e diskutimit për eliminimin tim, jetën intime, fitimet apo çfarëdo tjetër, në fakt, gjithçka është në rregull”.
Videoja edhe nëse është e vërtetë, nuk dëshmon se Prigozhin është gjallë, pasi nuk mund të verifikohet vendndodhjen ose data e videos, e cila është bërë në automjetin në lëvizje.