Ministrja e Kanadasë viziton nesër Tiranën, e pret homologia Olta Xhaçka

Politike

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, do të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë kësaj vizite ministrja do të pritet nga homlogia Olta Xhaçka.

Ministrja e Kanadasë Melanie Joly / © Credits thestatesman.com

Zyrtarja kanadeze do të vizitojë Tiranën në kuadër të turit të saj në Sloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është vizita e dytë e një ministri kanadez në Shqipëri për një periudhë gati 9-vjeçare.

Marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve Shqipëri-Kanada, janë zhvilluar ndjeshëm gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë.

Theksojmë se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO, të cilat janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?