Vëmendja është e spostuar në Monaco, ku në orën 18.00 mbahet shorti i grupeve të UEFA Champions League. 32 skuadra do të marrin pjesë në grupe, teksa janë 4 fazë. Në vazon e parë ka skuadra të forta ku vlen të theksojmë se bëjnë pjesë ekipet fituese të kampionateve të mëdha dhe ato që kanë fituar Champions League dhe Europa League.
Në vazon e dytë spikasin Real Madrid dhe Inter, ndërsa nuk mungon as Arsenali, i rikthyer pas disa vitesh në këtë kompeticion. Vazo e 3-të nuk përmban shumë emra të mëdhenj, përveç Milanit dhe Lazios. Në vazon e katërt gjenden ekipe modeste si Lens, Antwerp dhe Union Berlin. Në bazë të rregullave, skuadrat e të njëjtit kampionat nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.
Vazo 1
Manchester City, Bayern Munchen, PSG, Barcellona, Napoli, Benfica, Feyenoord, Sevilla.
Vazo 2
Inter, Real Madrid, Arsenal, Manchester United, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Porto, Leipzig.
Vazo 3
Milan, Lazio, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Crvena Zvezda, Copenhagen, Braga, PSV
Vazo 4
Newcastle, Real Sociedad, Celtic, Union Berlin, Lens, Antwerp, Young Boys, Galatasaray
Shënim: Finalja do të mbahet në Londër, ndërsa ky është sezoni i 69-të i turneut kryesor të futbollit evropian për klube të organizuar nga UEFA dhe sezoni i 32-të që kur u riemërua nga European Champion Clubs’ Cup në UEFA Champions League.