Albi Mëcini “kyç gojën”, hetuesit dyshojnë se është pjesë e një grupi që kryen vrasje me pagesë

Aktualitet

29 vjeçari i arrestuar dje nga Policia e Fierit ka mohuar të ketë lidhje me sasinë e tritolit që u gjet pranë makinës me të cilën ai lëvizte në afërsi të “Mullirit të artë”. Albi Mëcini ka zgjedhur të heshtë në gjykatë, duke reaguar vetëm kur i komunikoheshin akuzat.

Ai dyshohet se është autor i rrëmbimit dhe zhdukjes së Leonard Theodhorit (Koçolja) dhe Fatmir Sulovari (alias Fatmir Krasniqi) në Sarandë. Për këtë ngjarje, është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i dyshuar Sebastian Lataj.

Rrëmbeu dy miqtë në Sarandë, del para gjykatës Albi Mecini - Top Channel

 

Ndërkohë, Policia e Fierit e ka arrestuar dje këtë shtetas, teksa ndodhej në afërsi të një qendre tregtare në hyrje të qytetit.

Albi Mëcini ishte brenda një makine të marrë me qira nga vëllai i tij në Tiranë dhe kishte ndaluar në anë të rrugës. Disa metra pranë vendit ku ai kishte ndaluar, siç thotë për nevoja personale, efektivët që e prangosën kanë gjetur dy çanta me në total 21 kg tritol gati për shpërthim.

Avokati i Mëcinit, Klaudio Dhima, është shprehur: “…sasia e tritolit nuk është kapur në makinën e klientit tim. Lënda shpërthyese, është gjendur nga policia e hedhur në një kanal, 4-5 metra larg vendit ku Albi Mëcini, kishte ndaluar për të kryer nevojat personale…”.

Mëcini, e ka mohuar në gjykatë implikimin e tij me sasinë e tritolit, duke pretenduar se do ndodhej në atë vend, pasi po ikte në Vlorë për të pushuar. Me vete ai kishte një sasi parash, kartën e ID dhe një çantë me rrobat personale.

Togat e zeza të Fierit nuk janë bindur nga dëshmia e 29 vjeçarit dhe kanë dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, në kërkim vazhdojnë të jenë dy bashkëpunëtorët e tij, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali. Të tre këta shtetas, dyshohet se dje do të eleminonin me eksploziv një person të njohur të botës së krimit.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacion se cili është ky shtetas që do të eleminohej.

Veç makinës në të cilin ndodhej Albi Mëcini, Policia gjeti dhe një makinë tjetër me të cilën autorët kishin planifikuar të largoheshin nga vendngjarja pas atentatit që kishin planifikuar të kryenin. Sasia e tritolit ishte e lidhur me celular për shpërthim në distancë.

Duke ju referuar hetimeve policore thotë se 29 vjeçari dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron duke kryer vrasje me pagesë në disa qytete të vendit. Dirigjimi i këtij grupi kriminal besohet se kryet nga Admir Tafilaj, një i dënuar nga Shkodra që vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?