Një trafikant droge i njohur si Talibani, e ka pësuar keq pasi ka i vodhi një karteli rreth 205 kilogramë kokainë dhe 450 paund. Dailymail ka siguruar pamje nga momenti kur “Talibani” hidhet për së gjalli në oqean me duart e lidhura dhe një peshë të madhe të ngjitur në trup, me qëllim që të mos qëndrojë mbi sipërfaqen e ujit.
Reinaldo Fuentes, 68 vjeç, shihet i lidhur dhe i mbuluar me njolla gjaku në pjesën e pasme të kokës së tij. Më pas ai hidhet në ujë dhe lihet të mbytet.
Fuentes dyshohet se kontrollonte tregtimin e drogës në lagjen Bonao të Buenos Aires, ku mori pseudonimin ‘Taliban’ për shkak të marrëdhënieve të paligjshme me trafikantët e drogës në Lindjen e Mesme. Dy anëtarë të organizatës së tij u vranë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë në Buenos Aires.