“Ti nuk ma ke treguar gjithë të vërtetën mua”-Poezi nga Alban Bala

Poezi

Ti nuk ma ke treguar gjithe te verteten mua
Nuk ma ke thene sa me do, sa te mungoj neteve
Sa shume te peshon erresira mbi supe,
Sa druan
Vesen qe luan mjegullash mbi gjethe.

Nuk me ke thene cila arome me rikthen
Tek buzet e tua ku heshtja fryn si dritar’e hapur
Nuk me ke treguar cfare ta prish me shume gjumin
Mungesa ime apo endrrat e tua qe s’flasin

Nuk me ke kenduar tash sa kohe asnje kenge
Nuk me ke pare si zambakun deri thelle tek pistili
Qe dridhet permallshem brenda kupes se argjende
Nuk m’i ke vizatuar me frymen tende syte

Tash balli im eshte si nje shkemb qe bie
Dhe duart jane peme qe perqafojne veçmas eren
Dhe fjalet jane jehona e kembet jane hije
Te trupit qe dikur me sillte prane teje.

Ti nuk ma ke treguar gjithe te verteten mua
Sa shume te merr malli, sa shume te udhetohet
Drejt visesh ku une jam me shume se veç nje lutje
Drejt qiejsh ku pranvera kur vjen edhe jetohet

Ti nuk ma ke treguar gjithe te verteten mua…

 

KU PO SHKOJMË?
Larg kemi shkuar, sa larg
Në këtë botë që është kaq e vogël.
Këtu edhe ajri është si hapat
I thërmuar krejt
Veç nesh, çdo gjë tjetër përreth është e përsosur.
Jemi lodhur. O Zot, sa jemi lodhur
Në këtë ecje të verbër pa cak.
Larg kemi shkuar në këtë botë kaq të vogël
Sa gropa e një peme që e gjetëm të mbjellë
Dhe e braktisëm të uritur, kur po lidhte sythe.
Të jesh larg s’është fatale. Po ne jemi të mjerë!
Larg kemi shkuar, më larg sesa deshëm
Përtej rrugës së kthimit kemi humbur kujtesën.
Tani vetëm ecim. Tani vetëm ecim.
Tani
Vetëm
Ecim
Andej nga shkruan “humnerë”.
Me nis pak diell dhe une do te te nis
Nje grusht me shira dhe nje puthje ere.
Na duhet nje pranvere ne qiej,
nje stine
Ku kujtimet te çelin dhe hijet te qeshin
Si ti…
Mund të jetë një imazh i lule
DITELINDJA E NENES SE VDEKUR
Gladiola te bardha mbi ty-
Kembana ajri
Tash bien dridhshem per feste:
Shtatedhjete e shtate vjet çuam bashke
Si ne legjende. Thurem vargje
Me gjypneret e tu te kalter,
U veshem
Me trikot e leshta te kujteses…
Me gishtat e tu qepem kemishat e djalit
Dhe vellon e vajzes qe s’erdhi dot kurre.
Trokitje Doruntinash ne zemra malli…
Kam luajtur muzike per mos te te lene te rrudheshe,
Te kam kenduar;
Ne livadin e arte te Parajses ti ecen
Nje vajzuke, nje enderr, grua
Mbi zemra qe enderrojne ende bute
Perqafimin tend si nje gjurme:
Na ishte njehere nje flutur…
Ti ktheje çdo gje ne lule.
Tash çdo lule me flet per ty.
Gezuar ditelindjen nena ime!
Veç gezimi mund te na i mbylli syte…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?