Prifti anti-mafia Don Antonio Coluccia u sulmua në Tor Bella Monaca, në Romë gjatë një aktiviteti në rrugën dell’Archeologia, një nga sheshet më të mëdha të shitjes së drogës në Itali.

“Sulmi nuk do të më ndalojë. Unë do të vazhdoj betejën time që po bëj kundër krimit që kontrollon sheshet e trafikut të drogës në San Basilio, Quarticciolo dhe Tor Bella Monca”. Këto janë fjalët e priftit antimafia, Don Antonio Coluccia, të thëna në telefon Ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi dhe shefit të policisë Vittorio Pisani, të cilët komunikuan për të kontrolluar gjendjen e tij pak pasi pësoi sulmin.
Total 0 Votes
0
0