Zyrtare, Etrit Berisha firmos në Serie A!

Sport

Etrit Berisha është zyrtarisht lojtar i Empolit. Klubi i Serie A ka njoftuar nëpërmjet kanaleve zyrtare në rrjetet sociale se ka siguruar shërbimet e portierit të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për një transferim me formë të përhershme nga klubi i Torinos.

Settembre Turin Italia Serie Torino Fc Contro Ss Lazio Etrit Berisha Durante La Italiana Una Partita Di Calcio Tra Il Presso Lo 232434531

“Gardiani” i kombëtares kuqezi, Berisha u aktivizua së fundmi te Torino, por asnjëherë nuk u përshtat te skuadra “Granata”, me minutat për të që ishin të pakëta. Në karrierën e tij, Berisha ka mbajtur veshur fanellën e Lazios dhe Atalantës.

“Etrit Berisha është një futbollist axurr. Portieri shqiptar i lindur në 1989, vjen në formë të përhershme nga Torino” – Shkruan Empoli. Vendimi për këtë afrim në ekip erdhi pas dëmtimit të portierit të Empolit, Elia Caprile.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?