Në Vlorë, prej orës 3:30 të mëngjesit dhe deri rreth orës 6:00 ka pasur reshje të dendura shiu dhe janë përmbytur shumë segmente rrugore.
Pati përmbytje të disa rrugëve kryesore si “Albano dhe Romina”, rruga pranë universitetit “Ismail Qemali”, te Kisha Ortodokse .

Ndër vite në këto akse rrugore, sa herë ka pasur shira me intensitet të lartë, shkaktohen përmbytje .
Problematika janë shkaktuar edhe në plazh, në dëmtimin e çadrave dhe shezlongëve.
Në disa fshatra dhe zona të qytetit të Vlorë ndodhën edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Situata në këto momente paraqitet e qetë në qytet.
Lundrimi detar vijon në normalitet.