Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve. Ai tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike.
Peleshi tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike.
“Kemi shmangur zjarret në pemëtari. Në 24 orë ka pasur disa vatra aktive, në Fier e Vlorë. Por gjithashtu zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit që u menaxhua në një kohë të shpejt. Një zjarr tjetër delikat, ishte ai afër Kishës së Laçit. Por tashme kemi patur reshje në veri, dhe mund të ketë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, apo përmbytje. I bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjence, dhe më pas bashkive që të jenë të gatshëm”, tha Peleshi.