Mancini trajneri i ri i Arabisë Saudite

Sport

Nuk kishte dyshime, por tashmë pritet vetëm prezantimi zyrtar: Roberto Mancini është trajneri i ri i përfaqësueses së Arabisë Saudite. Mancini u “arratis” nga stoli i Italisë, pikërisht për të nisur këtë aventurë të re, e denjë për një sheik. Mancini ka firmosur një kontratë deri në 2027 nga ku do të përfitojë 60 milionë euro. Mancini do të prezantohet të hënën e 28 gusht në orën 16:00.


Mancini

Objektivi i parë i teknikut italian është Kupa e Azisë që starton në janar të 2024, ndërsa më pas do të synojë kualifikimin për në Botërorin e 2026. Ish trajneri i Italisë pritet të debutojë në stolin e Arabisë Saudite në një miqësore kundër Newcastle.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?