Reagon Rita Ora: Nuk e dija se flamuri që më dhanë ishte i serbisë

Bota

Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb. Ajo në një deklaratë për median Klan Kosova, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.


“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”, -tha Ora.

Më tej këngëtarja theksoi se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte që të mos e respektonte trashëgiminë e saj ose të mërziste popullin dhe familjen e saj.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?