Po vendosnin baste sportive në celular, kapen në flagrancë 4 të rinjtë te Komuna e Parisit

Aktualitet

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “ Game over 7”.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 7”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. S., F. B., J. O., dhe K. T., të katërt banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, në Komunën e Parisit, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Credits policiashtetitshqiptar

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 7”.  

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i organizimit të lotarive të palejuara.

Vihen në pranga 4 shtetas, sekuestrohen 4 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 7”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. S., F. B., J. O., dhe K. T., të katërt banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në Komunën e Parisit, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?