Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Liria në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur një këmbësor i paidentifikuar ende.

Mësohet se mjeti ëq drejtohej nga shtetasi K. N., 73 vjeç, është përplasur këmbësorin, i cili i ka ndërprerë rrugën.
Sakaq, ai u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.