Lajmin e ka bërë të ditur Policia e RMV përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 të ditës së sotme.
D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë. Prokurori publik dhe ekipet e SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, raporton INA.
Gjithashtu mësohet se çifti kishte dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa tjetri ndodhej në një nga dhomat e banesës ku ndodhi ngjarja.
Total 0 Votes
0
0