Ibsen Elezi: Nëse nuk bëhemi bashkë nuk fitojmë/Në Kukës, oligarkët vendosin kandidatët për kryetar bashkie

Politike
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi duke folur për zgjedhjet vendore që do të mbahen në shtator në këtë bashki, tha se garuesit për t’u zgjedhur kryebashkiak caktohen nga oligarkët.

 

I ftuar në studion e Ora News, Elezi u shpreh se Basha dhe Berisha po lënë jashtë politike pjesën më të mirë të Partisë Demokratike.“Nëse nuk bëhemi bashkë, nuk fitojmë dot. Gafë e opozitës që nuk u ulën të diskutojnë. Në Kukës ka kohë që flitet se pak a shumë oligarkët në qendër i përcaktojne se kush janë garuesit. Procesi që do zhvillohet nesër nuk do jetë frytdhënës. PD të paktën deri në 2013 ka pasur një organzim shumë të mirë.
Ndër vite PD paska qenë shumë e fortë. Ti thuash votuesve të tuaj që janë vjedh votat është thyer besimi. Në gjithë këto vite PD është shkërmoqur. Strukutralisht Rama nuk është aq i fortë. Fakti që PD është më i dobët strukturalisht nuk do thotë që Rama është më i fortë. Një ndër gjërat më qesharake të Bashës ishin revolucionet e tij. Njerëzit që protestojnë kundër qeverisë duhet të kenë kartë morale, kështu mund të rrëzohet.
Ata që do shkojnë tek partia e Berishës do shkojnë tek partia e Berishës, jo tek Partia Demokratike. Basha dhe Berisha po lënë jashtë lojës pjesën më të mirë të politikës në PD, pasi nuk duan as njërën palë. Të rinjtë dështojnë në politikë se nuk kanë terren. Basha dhe Berisha nuk lejojnë të konkurojnë frymat e reja. Rruga që po shkon partia demokratika është drejt copëzimit”,
 u shpreh ndër të tjera Elezi.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?