Kreu legalist, Shpëtim Axhami ka reaguar ne lidhje me zgjedhjet vendore qe do mbahen në Kukës më 24 shtator.
Reagimi i plotë:
👇
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kukës, shanc për të mos u humbur!
Duke u nisur nga situata politike ku gjendet sot opozita në tërësinë e vet dhe se si kjo mazhorancë po qeveris në pushtetin qendror dhe atë lokal, të gjithë partitë politike opozitare duhet të jenë tepër aktive në këtë proçes tepër të rëndësishëm, si edhe e kemi theksuar, proçes i cili i kalon përmasat e zgjedhjes së një kryetari bashkie.
Çdo subjekt zgjedhor opozitar duhet të vërë në dispozicion çdo potencial të vetin duke kontribuar maksimalisht në konkludimin e çdo faze të proçesit që nga përzgjedhja dhe deri në zgjedhjen e kryetari të ri, besojmë përfaqësues i së djathtës.
Vetë qytetaria kuksiane, votuesit në këtë bashki, pavarsisht kandidaturave që do të dalin, me krenarinë e tyre duhet të vertetojnë se Kukësi është e mbetet i djathtë.
Kushdo që mendon për ndryshe, duke u nisur nga pakënaqësi dhe subjektivizma çasti, jam i bindur se gabon dhe me datë 25 Shtator do të bëhet pishman për zgjedhjen, jashtë vullnetit dhe koshiencës së vet.
Faleminderit.