Zgjedhje të parakohshme në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama

Politike

Kryeministri Edi Rama ka mohuar thashethemet për zgjedhje të parakohshme në vend.

Në një deklaratë për mediat, i pyetur nga gazetarët, Rama u shpreh se këto janë thashetheme që bëhen nën çadrën e plazhit. Sipas tij këto thashetheme nuk janë për t’u bërë për në godinën e qeverisë.

Pyetje: Thashethemet mediatike po përflasin një opsion të mundshëm të zgjedheve të parakohshme në Shqipëri, sa e mundur është që të ndodhë?

“Mos humbni kohë me këto thashetheme që janë ideale për nën çadrën e plazhit, por që nuk janë muhabete që zhvillohen për në godinën e qeverisë”, u përgjigj Rama.

Pyetje: Do të ketë shkarkime në qeveri?

“Duhet të prisni pak sepse asambleja do të mblidhet për pak ditë”, tha Rama duke lënë të hapur mundësinë për shkarkime të mundshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?