Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spiropali shkuan se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj heroik deri në triumfin e lirisë dhe fitoren e paqes.
Elisa Spiropali mori pjesë dje në Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, i cili u organizua nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.
Ajo u shpreh se ka evidentuar qëndrimin e Shqipërisë, i cili mbetet i palëkundur në lidhje me angazhimin dhe mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën, teksa kjo e fundit vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territoriale në luftën me Rusinë.