Kadastra në kolaps, Rama: Nuk i futesh dot mik! A është perfekt? ASPAK

Aktualitet

Kadastra ne kolaps?

Edi Rama: Sistemi ka një të keqe të madhe, nuk i futesh dot mik. Ai o ta pranon, o jo, nuk i futesh dot mik fare. Pastaj, një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme për ju, është që me sistemin e ri është bërë një operacion masiv i trajtimit të aplikimeve të mbetura, që do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet. Ato në cdo drejtori ku pavarësisht punës së madhe që u bë për disa vite në raport me sistemi nuk të lë. Sistemi ka aplikuar i pari ky person, ky e ka marrë përgjigjen.

S’ka nevojë që të vish emigant e të shkosh te hipteka e të përleshesh atje, është perfekt sot funksionimi aspak, pse? Sepse duhet të riagjustorhte gjithë ndërveprimi njerëzor. S’mund të kalojë në asnjë rrugë tjetër vecse sistemit, duhet të mësojnë të bëjnë aplikime si duhet.

Kadastra do ketë rrjedhje, dorëheqjet vazhdojnë atje. Dorëheqjet më tregojnë se kjo po funksionon. Pse ndodh? Se ata nuk mund të bëjnë më asgjë. Më e rëndësishmja është që që kur ka hyrë sistemi transaksionet e zeza në raport me Kadastrën janë 0. Pse? Se nuk ia del dot. Punonjësit kanë kode të caktuara, nuk e shohin dot njeri tjetrin se cfarë bëhet.

 


Kryeministri Edi Rama tha për t’u shkurtuar edhe më shumë kohë qytetarëve, në e-Albania do të jetë e mundur komunikimi me qytetarët, ku pas ekranit të kompjuterit apo një smartphone-i do të jetë një operator digjital, që do t’u kthejë përgjigje qytetarëve për pyetjet më të zakonshme.

“Brenda maksimumi një viti, i gjithë shërbimi i e-Albania të jetë i bazuar të Inteligjenca artificiale dhe operatori të jetë vizualit në kontakt me qytetarët. Do të jetë operator digjital jo fizik. Do jetë për fazën e aplikimit dhe për atë që janë pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e-Albania”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se teknologjia do të jetë pjesë e qeverisë e për këtë risolli në vëmendje se në çdo ministri do të ketë nuklat e inovacionit e ku do të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për dixhitalizimin edhe më tej të shërbimeve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?